Sejdiu: Numri i mjekëve që po largohen nga Kosova është duke u rritur

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka deklaruar se numri i mjekëve që po largohen nga Kosova është duke u rritur. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se edhe një nga shkaqet e kësaj dukurie shqetësuese është se mjekët nuk po shohin diçka për të ardhmen e zhvillimit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të tyre, qoftë të shkollimit qoftë të kushteve të punës. Shifrat janë duke u rritur dhe vetëm në janar kemi mbi 20 mjekë të rinj specializantë që janë larguar. Duke folur për situatën e pandemisë, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se bazuar në mendimet e epidemiologëve, mund të ketë valë të reja, por çdo gjë është duke shkuar kah përfundimi, apo kalimi në një virus normal, që mund të menaxhohet. Shpresojmë të jetë një valë e fundit e sulmit masiv.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …