Derisa në Kuvend po mbahet seanca e radhës, afër objektit të Kuvendit po protestohet kundër Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për të cilën ekspertët e shquar dje ofruan fakte të shumta se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën për arsye të shumta. Gjatë fjalës para masës protestuese, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu theksoi se po qëndrojmë para Kuvendit të Kosovës për të protestuar deri në ndaljen e demarkacionit që i fal tokat tona Malit të Zi. Pas një vitit argumentesh e rezistence dje edhe shkencërisht u vërtetua se komisionin ka mashtruar qytetarët dhe është vërtetuar që demarkacioni i fal Malit të Zi tetë mijë hektar. Ky demarkacion duhet të ndalet, jemi këtu të fillojmë protestat deri në ndaljen e kësaj marrëveshje, theksoi në mes tjerash, nënkryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …