Sejdiu: Thaçi e Veseli për 10 vjet e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës

Sejdiu: Thaçi e Veseli për 10 vjet e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, ka reaguar pas premtimit të kreut të PDK-së Kadri Veseli se me qeverisjen e tij Kosova do të bëhet ‘Zvicra e Ballkanit’. Sejdiu me këtë rast ka rikujtuar edhe një premtimin e paraardhësit të Veselit, Hashim Thaçit, i cili në vitin 2007 pati deklaruar për një gazetë gjermane se  ‘Vizioni i tij për Kosovën është ai i një Silicon Valley për Evropën Juglindore’. Sipas Sejdiut, Thaçi e Veseli për 10 vjet e kanë shndërruar Kosovën në një vrimë të zezë të Evropës. “Njëri në vitin 2007 tha Kosova do të jetë si Sillicon Valley, tjetri në vitin 2017 po thotë që Kosova do të jetë Zvicrra e Ballkanit. Në fakt që të dy bashkë për këto 10 vite e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …