leoni

Fatmir Sejdiu thotë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar vazhdimisht fushatë të mobilizuar kundër tij

Sejdiu: Udhëheqësit e dialogut duhet të jenë sy qel ndaj Serbisë, në mënyrë që të mos bien në gracë të tyre

Ish kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm dhe jashtëzakonisht i komplikuar për Kosovën, madje ka ngecur disa herë për shkak të pengimit nga pala serbe. Ai ka porositur udhëheqësit e vendit që gjatë dialogut me Serbinë, duhet të jenë sy qel në që të mos bien në gracë e saj. Gjatë deklarimit për “Ekonomia Online”, ish kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova ka nevojë që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë. Unë besoj që edhe qytetarët serb kanë të njëjtin interes sepse është interes rajonal dhe fundja janë edhe kritere të rëndësishme për lëvizje në proceset integruese. Por ajo e bënë këtë lojë e cila praktikisht është e dëmshme edhe për fatin e gjeneratave që vijnë. Për ne është me rëndësi që të jemi partnerë i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në këtë aspekt që Kosova të njihet nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që do të ishte qelës i mirë edhe për njohje të tjera që do të mund të vijnë”.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …