Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot rrugëton për në Bruksel, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit: NATO-Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e tij, ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të rikonfirmojë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Blinken dëshmon përkrahjen e Amerikës për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me këtë rast do të flasë edhe për prioritetet e Samitit të Uashingtonit që do të mbahet në korrik të vitit 2024. Takimi në NATO mbahet pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm. Jens Stoltenberg, lidhur me mundësinë e rritjes së përhershme të trupave të Aleancës Veriatlantike, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …