leoni

Anthony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të qëndrojë për një vizitë në Tiranë, më 16 Shkurt

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt. Burime diplomatike në Washington, kanë  thënë për Top Channel, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për sekretarin  Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane. Ende nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO. Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota  të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Antony Blinken, në maj të vitit  2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga Amerika për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të sekretarit Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …