Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken përkujtoi dhunën, terrorin e gjenocidin kundër myslimanëve, 6 vjet më parë, në Mianmar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se në vitin e gjashtë të spastrimit etnik kundër myslimanëve Rohingja, ata qëndrojnë në krah të këtij populli të prekur nga dhuna në vend, transmeton Anadolu. “Më 25 gusht, në gjashtë-vjetorin e gjenocidit kundër Rohingjave, SHBA-ja mbetet e përkushtuar afër viktimave dhe të mbijetuarëve, si dhe vazhdon angazhimi ynë për llogaridhënie dhe drejtësi për krimet e kryera nga ushtria e Mianmarit”, tha Blinken në një deklaratë me shkrim. Blinken falënderoi gjithashtu qeverinë dhe popullin e Bangladeshit për hapjen e territorit të tyre për muslimanët Rohingya dhe deklaroi se dhuna në Mianmar përkeqësoi situatën humanitare në vend. Duke kujtuar se kanë marrë sanksione kundër shumë njerëzve dhe organizatave të Mianmarit përgjegjës për dhunën në vend që nga viti 2017, Blinken theksoi se ata mbështesin popullin e Mianmarit për një “të ardhme demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”. Në vitin 2012, kishin shpërthyen përleshje mes budistëve dhe myslimanëve në shtetin Arakan të Mianmarit, ndërsa dhjetëra  mijëra njerëz, kryesisht myslimanë, u vranë. U dogjën shjetëra mijëra shtëpi dhe biznese. Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i referohen dhunës kundër Rohingyave si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …