Sekretari i Jashtëm i Anglisë, David Cameron, gjatë raportimit në Dhomën e Lordëve, ka diskutuar për raportet Izrael-Palestinë, si dhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë mbledhje, ai foli edhe për Kosovën. Në pyetjen e ish-sekretari i NATO-së, Lord Robertson, rreth pranisë ushtarake në Ballkan, sekretari i Jashtëm britanik, Cameron e përmendi vizitën që kishte pasur në Kosovë dhe takimet me KFOR-in. Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar pak kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe i thashë se mendoj se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm. Ne kishim nevojë, siç e mbani mend, për të hequr kufizimet nga disa prej trupave të ndryshme nga kombe të ndryshme që ata kanë atje”, tha Cameron ndërsa theksoi po ashtu se e roli i Anglisë në rajonin e Ballkanit është që të flasë me të gjithë, por se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në forcat paqeruajtëse të KFOR-it
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …