Sekretari i MBPZHR konfirmon përkrahjen për Djathin e Sharrit si Tregues Gjeografikë1

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka marrë pjesë në fillimin e punëtorisë një-javore për Treguesit Gjeografikë dhe për përgatitjen e Specifikacioneve të Produktit të Djathit të Sharrit. Punëtoria është organizuar nga TAIX-i, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Franceze në Kosovë përmes Institutit Kosovar të Pronësisë Intelektuale. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Shkëlqesia e tij Didier Chabert, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Endrit Shala, Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së znj. Corinne Deleu, Ekspertja Franceze Stephanie Duchet dhe përfaqësues të Institucioneve vendore dhe të Shoqatës së Prodhuesve të Djathit të Sharrit. Me këtë rast, Sekretari i MBPZHR-së, z. Kapllan Halimi, ka vlerësuar organizimin e kësaj punëtorie dhe ka thënë se mbrojtja e produkteve blegtorale dhe mbështetja e tyre në vazhdimësi po ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së këtyre prodhimeve, duke i bërë ato konkurrente edhe në tregun e huaj. Krahas kësaj, ai ka elaboruar se si produktet të cilat mbrohen me tregues gjeografikë, për shkak të specifikacioneve të produkteve dhe për shkak të kritereve strike në lidhje me metodën dhe procesin e prodhimit, kanë vlerë më të shtuar në treg dhe krijojnë besim më të madh për konsumatorët. Si rezultat, klientët janë në gjendje të paguajnë më shumë për shkak të cilësisë së garantuar që ka produkti i mbrojtur. Ndryshe, gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe çështjet strategjike kryesore që do të realizohen për të përgatitur specifikacionet e produktit të Djathit të Sharrit dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur djathin e Sharrit përmes një treguesi gjeografik që direkt ndikon pozitivisht në promovimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për regjionin e Sharrit. Punëtori të tilla do të ketë gjatë javës në vijim me fermerët – prodhuesit e djathit të Sharrit si dhe anëtarët e Komisionit të Ekspertëve, ku MBPZHR ka 2 përfaqësues, përgjegjës për vlerësimin e treguesve gjeografikë konform Ligjit për Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …