Në një konferencë për medie para takimeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të mos ndërmarrim veprime që mund të tensionojnë edhe më shumë situatën. Stoltenberg ka thënë se propozimi i ri për draftin e Asociacionit mund të jetë një “hap konstruktiv” për të ecur përpara dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nxitëm edhe Prishtinën edhe Beogradin për t’u angazhuar në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe ne gjithashtu besojmë që propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të lëvizur këtë dialog në një drejtim më konstruktiv. Mesazhi im përsëri është për Prishtinën dhe Beogradin është që të dyja palët të përmbahen nga retorika nxitëse dhe sigurisht të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të rrisë më shumë tensionet në rajon”, ka thënë Stoltenberg. Ai ka theksuar se NATO do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të sigurojë stabilitet në rajon, duke përsëritur se kjo është e rëndësishme për NATO-n meqë në rajon ka histori shumëvjeçare të pranisë së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …