Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së pranisë së NATO-s në Kosovë pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit. Ai e dha këtë deklaratë për media ndërsa njoftoi se nesër në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate do të flitet edhe për Kosovën. Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai. Diskutimet e nesërme të ditës së enjte do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit. Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në komunikatën e NATO-s sot. Së fundi, trupa shtesë në Kosovë ka dërguar Mbretëria e Bashkuar, si dhe Rumania pritet t’i dërgojë rreth 100. Po ashtu, edhe Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e trupave shtesë pasi Kosova u përball me sulm terrorist.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …