Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, bisedoi me kryeministrin, Albin Kurti, pas tensioneve në veri të vendit

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, pas tensioneve të dielën e kaluar në veri të vendit. Stoltenberg ka thënë se me Kurtin  ka biseduar për tensionet e fundit dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Shefi i NATO-s tha se ka kërkuar që palët të ruajnë qetësinë dhe se do të mbetet në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka njoftuar Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …