Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg prej dje e deri më 22 nëntor, do të qëndrojë për vizita në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht ka vizituar Bosnje-Hercegovinën, sot viziton Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dje është takuar dhe ka biseduar me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Sot, Jens Stoltengerg, do të qëndrojë në Kosovë, ku do të ketë takim me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutash dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammershtain.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …