Billall Sherifi, Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se puna e kësaj qeverie fillon dhe mbaron me konfliktet që ka hapur me mësimdhënësit, gjykatësit, prokurorët, mjekët dhe pothuajse me të gjitha kategoritë e shoqërisë. Në një intervistë për “Epokën e re”, Sherifi ka kritikuar qeverinë edhe në raport me veriun dhe dialogun me Serbinë. Duke iu referuar raportimeve për planin franko-gjerman, Sherifi ka thënë se Kurti para se ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet ta kthejë mandatin tek qytetarët. Nuk e di nëse do të jetë në gjendje të refuzojë një gjë të tillë dhe për këtë çështje nuk dëshiroj të hyj në rrafshin e spekulimeve! Albin Kurti kundërshtonte themelimin e asociacionit dhe kërcënonte se do të përdorë të gjitha mjetet për ta pamundësuar realizimin e tij. Para se të pranojë realizimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Albin Kurti dhe partia e tij duhet të kthejnë mandatin të qytetarët e Kosovës dhe në zgjedhje të parakohshme, të kërkojnë mandat për realizimin e “Zajednicës”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …