Gjykata Speciale ka ftuar, Tomë Gashin, avokat i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sekretarin e kësaj organizate, Faton Klinaku. Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi për mediet, ndërkohë që ka saktësuar se që të dy e refuzojnë këtë ftesë. Ditë më parë, kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u arrestuan nga Specialja me dyshimin se “penguan administrimin e drejtësisë”. Haradinaj tashmë është paraqitur në Gjykatë, derisa Gucati do të paraqitet nesër. “Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e ka të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku. Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka shkruar Gashi. Ai ka shtuar se tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe donë të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …