Faton Klinaku

Sekretari i OVL UÇK-së iu ka përgjigjur kryeministrit Kurti i cili ka thënë se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku,  iu ka përgjigjur kryeministrit Kurti i cili ka thënë se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve. Ai ka thënë se pasi dosjet janë në Prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin e tyre ka filluar që të merret drejtësia me këtë, nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor. Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zinxhirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit, Albin Kurti, të cilit ia ka nënshkruar Adem Demaçi. Kurti e  quan  luks trajtimin e rehabilitimin e veteranëve nëpër pushimore. Shihemi sot në shesh ora 18:00”, ka shkruar, Faton Klinaku, në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …