Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale. Ai ka shkruar se tani po kuptohet se qëllimi i pushtetit paska qenë pengimi i luftës së korrupsionit. “Zori i madh i Vetëvendosjes, që përmes ligjeve me kapë Prokurorinë e Shtetit, nuk paska qenë ‘lufta kundër korrupsionit’, por pikërisht ‘luftë për mundësimin e korrupsionit’. Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera milionësh, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit. Fjalimet me sulme të ashpra të Albin Kurtit mbi prokurorët dhe gjykatësit, paskan qenë paralajmërimi për prokurorë dhe gjykatësit që njerëzit e tij të vjedhin me duar të lira. Albin Kurtit i duhet një prokurori ku akuzat i shkruan dhe i përgatitë bashkë me Dejona Mihalin dhe jo një Prokurori që e shkruan akuzën e tyre”, ka shkruar mes tjerash Betim Gjoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …