Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria e re mund të krijohet javën e ardhshme

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria e re mund të krijohet javën e ardhshme

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se qeveria e re mund të krijohet javën e ardhshme. Ai pas takimit me mandatarin për formimin e qeverisë, Avdullah Hoti, ka theksuar se nuk beson se do të kenë mosmarrëveshje rreth ndarjes së posteve me LDK-në, pasi sipas tij Kosova është në një gjendje të rëndë. “Një takim pune me mandatarin dhe shumë shpejt do të takohemi edhe për çështjen e ndarjes së dikastereve. Deri tash nuk ka asnjë marrëveshje në këtë drejtim. Besoj që shumë shpejt mandatari Hoti do të del me marrëveshjen”. “E rëndësishme është regjenerimi i ekonomisë që është në një gjendje shumë të rëndë. Është më së e rëndësishme dhe e nevojshme. Javën e ardhshme jam i bindur që do të ketë një qeveri të re”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …