Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi thotë së kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet nacionale

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi thotë së kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet nacionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar zgjedhjet e brendshme, në bazë të statutit të partisë, që duhet mbajtur në çdo tri vjet. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi ka treguar objektivat që kanë nga këto zgjedhje të brendshme. Përmendi zgjedhjet nacionale dhe tha se Aleanca do të jetë fituese bindëse e tyre. Kuçi ka deklaruar se nuk kanë plan B. “Objektivat e Aleancës për strukturat e dala nga zgjedhjet politike 2018 janë: fitore e Aleancës në zgjedhjet shtetërore si nacionale ashtu edhe lokale, pra parti e parë në nivel vendi dhe nuk ka objektiv B. Nga strukturat e dala nga këto zgjedhje presim vetëm fitore. I vetmi objektiv është fitorja. Strukturat e ardhshme duhet me dashtë, me mujt dhe me ba fituese Aleancën në nivel vendi”, ka deklaruar Kuçi. Faza e parë e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie tashmë ka përfunduar dhe është afër përfundimit të fazës tjetër. Blerim Kuçi ka qenë edhe kryetar i Therandës nga radhët e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …