Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, qeverinë Kurti e ka quajtur Qeveri të verbër. Ai ka thënë se është lajm i keq, pasi inflacioni në Kosovë ka mbërritur në 19%, e pagat për faqe të zezë. Çmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame duke kërcënuar mësuesit e vet. Kosova në krizën më të thellë energjetike në këto 20 vjetët e fundit, reduktimet 6-2 në pikun e verës, e Qeveria nuk reflekton as për gazin amerikan as për termocentralin Kosova e re e nuk e investon asnjë cent për energjinë, ka thënë Nitaj. Duke theksuar se ka ndodhur ajo që nuk është imagjinuar. Për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia. Janë bllokuar investimet kapitale, e parja është bllokuar në arkën e shtetit. E këta ende merren me të shkuarën, duke i fajësuar qeveritë e kaluara, ka saktësuar Muharrem Nitaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …