Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in. Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best. Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë. Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me kryetaren Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.
