leoni

Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e pranisë së NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për rëndësinë e pranisë  së NATO-s në Ballkanin Perëndimor ka përmendur edhe rolin e Aleancës në Kosovë. në Riga të Letonisë, në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”. ”Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta. Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë. ”Jemi të shqetësuar me retorikën e ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”, tha Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …