Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkon nga Rusia dhe Siria që ta ndalin ofensivën e tyre në Idlib

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  e ka nxitur të premten Rusinë dhe Sirinë që ta ndalin ofensivën e tyre në Idlib, duke thënë se aleanca ushtarake është në solidaritet të plotë me Turqinë, anëtare e saja, e cila ka humbur 33 ushtarë gjatë një sulmi ajror të forcave qeveritare siriane. Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga bombardimet ajrore ruse, e kanë nisur një ofensivë për ta marrë kontrollin mbi rajonin veriperëndimor të Idlibit, territorin e fundit të mbetur nën kontrollin e kryengritësve, të mbështetur prej Turqisë. “Aleatët dënojnë sulmet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe Rusia në Idlib”, iu ka thënë Stoltenbergu gazetarëve, pas një takimi emergjent të ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, e thirrur me kërkesë të Turqisë. “Iu bëj thirrje atyre që ta ndalin këtë ofensivë, ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i mbështesin përpjekjet e OKB-së për një zgjidhje paqësore”, ka thënë Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …