Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se mirëpret përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”. Ai më tutje ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR-it, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë, në Kosovë. Ndërsa, përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit të Kosovës, thuhet se Hoti e ka vlerësuar punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, i cili që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës. “Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …