Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër viziton Tiranën, përpara vizitës në Shkup, e cila poashtu është planifikuar te realizohet më 2 dhe 3 qershor, kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vendosur që të bëjë një vizitë në Shqiperi, në ditë e protestës së radhës të opozitës. Stoltenberg në vizitën e tij disa orëshe në Tiranë pritet të takohet me kryetarin Ilir Meta, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama, me te cilin është planifikuar të zhvillohet dhe një konferencë për shtyp në orën 15:20. Shefi i NATO-s pritet te japë disa mesazhe te forta lidhur me krizën politike.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …