Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës 65 miliardë euro ndihmë ushtarake. Stoltenberg gjithashtu theksoi se me negociatat e paqes që duken të pamundura, aleanca ushtarake po planifikon të dërgojë ndihmë të mëtejshme në Ukrainë. “Nuk mund të lejojmë Rusinë të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në Bruksel. “Nuk ka shenja se Vladimir Putin po përgatitet për paqe. Ai po përgatitet për më shumë luftë”, tha ndër tjera Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel të martën dhe “të diskutojnë se si mund të shtojnë mbështetjen tonë, duke përfshirë vazhdimin e forcimit të forcave të armatosura të Ukrainës. Mbështetja jonë është për një kohë të gjatë”, tha Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve
Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …