Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për gjendjen e sigurisë së brishtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Rutte theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë ka mbetur e tensionuar që nga sulmi i vitit të kaluar nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës, incident që rezultoi në vdekjen e një polici dhe tre sulmuesve. Ai njoftoi se NATO-ja, ka zhvendosur trupa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të dërguar “mesazhin e qartë” të vendosmërisë së aleancës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Mark Rutte, i cili ka marrë rolin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pas ish-shefit Jens Stoltenberg, siguroi se angazhimi i NATO-s për KFOR-in mbetet i fuqishëm. Kjo forcë ka mbi 4 mijë e 400 trupa ushtarake në Kosovë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …