Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi zyrtarisht se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi zyrtarisht se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se disa njësite janë vendosur tashmë në rajonin e Kurskut, duke vlerësuar se Pheniani e ka përshkallëzuar jashtëzakonisht mbështetjen ushtarake për Rusinë. Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Koreja e Jugut e kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka dërguar mijëra trupa për ta ndihmuar Rusinë në luftën në Ukrainë. Moska dhe Pheniani fillimisht i hodhën poshtë si “të rrejshme” lajmet për dërgimin e trupave koreano-veriore në Rusi. Megjithatë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e mohoi se trupat koreano-veriore ndodhen në Rusi dhe një zyrtar koreanoverior tha se një gjë e tillë do të ishte e ligjshme. Në përgjithësi, rreth 12.000 trupa koreanoveriore, përfshirë 500 oficerë dhe tre gjeneralë, ka kohë që ndodhen në Rusi, dhe stërvitjet po zhvillohen në pesë baza ushtarake, sipas këtij shërbimi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …