Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, ka bërë të ditur se pret një sulm gjithëpërfshirës nga ushtria ruse në Ukrainë. Sulmi mund të ndodhë së shpejti. “Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg për programin televiziv gjerman “Tagestemen”. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai foli për një vendosje të vazhdueshme të trupave ushtarake ruse atje. “Trupat ruse nuk po tërhiqen”, siç thotë Rusia. “Atje po shtohet trupa të reja ruse.Ka edhe shenja se Rusia po përgatitet të inskenojë ndonjë pretekst për një sulm ushtarak në Ukrainë.” Shkeljet në rritje të armëpushimit në Ukrainën lindore, “akuzat e rreme” për “gjenocid” në Donbas dhe evakuimi i popullsisë nga zonat e kontrolluara nga separatistët janë “shenja shqetësuese”, theksoi Stoltenberg. Me gjithë kërcënimin e përshkallëzimit të gjendjes si pasojë e ndërhyrjes së mundshme të trupave ruse, Stoltenberg mendon se ende ka hapsirë për një zgjidhje politike të konfliktit. “Ne duam që Rusia të ndryshojë kursin dhe të ulet me ne në tryezën e bisedimeve”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …