Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, tha zëdhënësi i tij të enjten, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një bojkot diplomatik dhe disa vende të tjera perëndimore ndoqën shembullin amerikan. Guterres mori një ftesë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Dimërore të Pekinit dhe ai e ka pranuar atë”, u tha gazetarëve zëdhënësi Stefan Dujariq. Shtetet e Bashkuara thanë se atletët e tyre do të vazhdojnë të garojnë, por se nuk do të dërgojnë një delegacion diplomatik në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë.
