Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka deklaruar se 8 nga çdo 10 dollarë po shpenzohen nga vendet e zhvilluara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili mori pjesë me një videomesazh në sesionin e titulluar “Agjenda e Davosit 2022” të Forumit Ekonomik Botëror, deklaroi se problemet në zinxhirin e furnizimit dhe inflacioni i lartë ngadalësuan rimëkëmbjen ekonomike globale. Duke deklaruar se shkalla e vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit në vendet e zhvilluara është “trupërisht 7 herë më e lartë” sesa në vendet afrikane, shefi i OKB-së u bëri thirrje kompanive farmaceutike që të ndajnë licencat e tyre të vaksinave me vendet në zhvillim. Pasi vuri në pah se rimëkëmbja ekonomike globale është e brishtë dhe e paqëndrueshme, Guterres njoftoi se gjatë procesit të rimëkëmbjes, 8 nga çdo 10 dollarë po shpenzohen në vendet e zhvilluara. Ndërsa theksoi se rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm në vendet me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, kreu i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për ristrukturimin e borxhit për këto vende.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …