Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se prania ushtarake e Izraelit në Libanin jugor duhet të marrë fund. Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban është duke punuar nga afër me forcat e armatosura libaneze në jug, me qëllim të qartë që prania izraelite në jug të përfundojë”, ka thënë ai gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berri. Armëpushimi 60-ditor i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar më 27 nëntor, në tentativë për të ndaluar luftën Izrael-Hezbollah që ka marrë jetën e më shumë se 4,000 njerëz dhe ka lënduar më shumë se 16,000 të tjerë në Liban. Liderët libanezë kanë kërkuar ndihmë nga sekretari i OKB-së për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit. Libani ka popullsi prej rreth 6 milionë banorësh. Aty strehohen 780,000 refugjatë sirianë të regjistruar dhe qindra mijëra të tjerë të paregjistruar. Kjo e bën Libanin vendin me numrin më të madh të refugjatëve për banorë në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Diplomati i njohur i Danimarkës, Peter Sorensen pritet të emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi
Diplomati danez me përvojë të gjatë në Ballkan, Peter Sorensen, pritet të marrë edhe zyrtarisht …