Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë, që filloi një vit më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë një takim të Asamblesë së Përgjithshme ka dënuar fillimin një vit më parë të pushtimit rus në Ukrainë, duke e quajtur  një fyerje të rëndë. Në takim por debatohej rreth një mocioni të mbështetur nga Ukraina dhe aleatët e saj të cilët  kërkonin që Rusia të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte. Ukraina shpreson se duke mbështetur lëvizjen, vendet do të tregojnë solidaritet. Kremlini zyrtar ka akuzuar Perëndimin se po dëshiron të mposhtë Rusinë me çdo kusht. Rusia dërgoi deri në 200 mijë  ushtarë në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022 në pushtimin më të madh evropian që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Lufta ka lënë mbi  7 mijë  civilë të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur, sipas një vlerësimi të OKB-së. Rusia dhe Ukraina të paktën  kanë humbur 100 mijë ushtarë të tyre të vrarë ose të plagosur, sipas  burimeve ushtrisë  informatave amerikane. Më shumë se 13 milionë njerëz u larguan jashtë vendit ose u zhvendosën brenda Ukrainës, në rajonet ku nuk ka luftime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …