leoni

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së takon Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së takon Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, u takua sot në Stamboll me Ivana Zhivkoviq, Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Ndihmës Administratoren dhe Drejtoreshën e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura në Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), për të diskutuar mbi bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm midis dy organizatave.

Sekretari i Përgjithshëm Kapetanoviq theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar prioritetet e zhvillimit të rajonit, veçanërisht ato në kuadër të Strategjisë për Europën Juglindore 2030 (SEE2030), e cila është modeluar sipas Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG).

“RCC dhe UNDP ndajnë një partneritet të gjatë, të bazuar në një vizion të përbashkët rajonal për stabilitetin, qëndrueshmërinë, gjithëpërfshirjen dhe rritjen ekonomike. Nisma jonë e përbashkët, SEESAC, është një shembull i një bashkëpunimi të suksesshëm midis RCC dhe UNDP-së, që ka sjellë rezultate të prekshme gjatë viteve të fundit. Prandaj, puna jonë vazhdon të përputhet në fusha edhe më të rëndësishme si tranzicioni i gjelbërt, transformimi dixhital, nxitja e inovacionit, përfshirja e perspektivës gjinore dhe integrimi rajonal. Thellimi i bashkëpunimit midis organizatave tona do të forcojë më tej kapacitetet për të ofruar rezultate edhe më të prekshme për qytetarët e Europës Juglindore,” tha Kapetanoviq.

Znj. Zhivkoviq mirëpriti bashkëpunimin me RCC-në dhe ritheksoi angazhimin e UNDP-së për të mbështetur rajonin përmes nismave rajonale. Ajo vlerësoi rolin e RCC-së në promovimin e dialogut rajonal dhe zgjidhjeve praktike, duke theksuar se partneritete të tilla janë thelbësore për ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe paqeje në të gjithë rajonin.

Dy zyrtarët diskutuan për harmonizimin e përpjekjeve në kuadër të SEE2030, si dhe për nismat  e tjera rajonale të facilituara nga RCC, si Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) dhe Agjenda e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor (GAWB), duke rënë dakord të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi në kuadër të ciklit të ardhshëm strategjik të RCC-së dhe kornizës së programit rajonal të UNDP-së.

Kontrolloni gjithashtu

AMMKM: Fillojnë punimet në Kompleksin Memorial të Heroit Mustafë Qorraj në Pëmishtë

Njoftojmë miqtë dhe bashkëlufëtarët e Heroit, Mustafë Qorraj, se më 26 mars, në përvjetorin e …