Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Cameron po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë kësaj vizite Cameron u takua me krerët institucionalë dhe vizitoi më pas edhe trupat britanike të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Ai tha për Reuters se ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë shtatorit të vitit të kaluar nuk duhet të përsëritet. Ai shtoi se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të pasur stabilitet, siguri e zhvillim ekonomik. Kosova është një vend i pavarur sovran që dëshiron stabilitet, do siguri, do prosperitet dhe Britania po ndihmon në këtë drejtim dhe është e drejtë që ne bëjmë. Stabiliteti e siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që duan të krijojnë destabilitet e probleme, është interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu, saktësoi Dejvid Cameron.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …