Antony Blinken

Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken njofton se ka autorizuar shtetet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë

Sekretari i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken ka njoftuar se ka autorizuar shtetet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë. “Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim tërësisht bartjen e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të përforcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm nga ana e Rusisë,” ka shkruar në Tuiter, Sekretari i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken. Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, për mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …