Sekretari i VV-së, Alim Rama, shkel rregullat e KQZ-së për vëzhguesit në QNR

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, është akuzuar për shkelje të rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.  Edhe pse rregullat për vëzhguesit janë të qarta dhe të vendosura në çdo tavolinë të numëruesve, Rama, i cili është i akredituar si vëzhgues, ka ndërhyrë në punën e numëruesve. Kjo ka shqetësuar disa prej vëzhguesve, të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë se Rama ka shkaktuar ndërhyrje të përsëritura, pavarësisht që kjo është e ndaluar sipas rregullave të KQZ-së. Ata gjithashtu janë ankuar se KQZ-ja nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tij. Rama është parë disa herë duke biseduar me numëruesit gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe luftën kundër trafiqeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, u prit në Tiranë nga …