Edita Tahiri

Sekretari i KS të OKB-së injoron peticionin për femrat shqiptare Kosovës të dhunuara gjatë luftës nga forcat serbe

Ministrja për Dialog dhe kryetare e Bordit për peticionin, Edita Tahiri  ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun po e injoron drejtësinë për gratë e Kosovës, të dhunuara nga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë periudhës luftës 1998-1999. Përmes një komunikate është bërë e ditur se ministrja Tahiri ka bërë me dije se letra, që iu ka dërguar Ban Ki Munit në shtator të vitit 2015 në të cilin kërkohej takim me të me qëllim të diskutimit të çështjes së dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë dhe për dorëzimin e peticionit të qytetarëve të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për këtë çështje, ka hasur në një mospërfillje të padrejtë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. “Tani shtatë muaj nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tij”, ka thënë Tahiri. Ajo më tej shtoi se në vitin 2014 ishte takuar në Nju  Jork me përfaqësuesen speciale të OKB-së për çështjen e dhunimit të grave gjatë konflikteve Zainab Hava Bangura, me të cilën kishte biseduar këto çështje, ndërsa menjëherë pas përfundimit të nënshkrimit të peticionit nga qytetarët e Kosovës i kishte shkruar asaj një letër me kërkesë për takim me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Mun për dorëzim të peticionit.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …