leoni

Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka paralajmëruar kryetarin Donald Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar kryetarin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara se nuk mund të ketë një opsion “për të ecur të vetëm”, as për Europën dhe as për Amerikën. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump e përshkroi aleancën ushtarake atlantiko-veriore si një organizëm të vjetëruar. Ai sugjeroi se Shtetet e Bashkuara duhet të mendohen dy herë përpara se t’i shkojnë në ndihmë një vendi aleat të NATO-s, në rast konflikti ushtarak, nëse ai vend nuk ka paguar detyrimet ndaj aleancës. Duke shkruar për gazetën britanike “Observer”, Stoltenberg pranoi se Trump ka të drejtë kur thotë se disa vende anëtare duhet të japin kontribute financiare më të mëdha, pasi aktualisht Shtetet e Bashkuara mbulojnë thuajse 70 për qind të shpenzimeve të NATO-s. Megjithatë, ai shtoi se udhëheqësit amerikanë kanë pranuar gjithnjë interesin e thellë dhe strategjik për një Europë të qëndrueshme dhe të sigurtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …