Bilall Sherifi

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ditën e sotme e ka quajtur ditë të madhe për vendin

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, e ka quajtur ditë të madhe për vendin, procesin e sotëm të zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë. Ai në një konferencë për media theksoi se përmes zgjedhjeve lokale, qytetarët do të shprehin atë se si ata e perceptojnë dhe e shohin udhëheqjen e komunës për katër vitet e ardhshme.“Sot është dita kur flasin ata, ne vetëm dëgjojmë dhe shikojmë. Pas orës 19:00 të gjithë do të marrim përgjigje nga ai, sovrani pra, gjatë këtyre 12 orëve do të flet. Presim ashtu edhe ka filluar që  dita e sotme të zhvillohet e qetë, në shenjë festive dhe ne fund të këtij procesi të gjithë së bashku votues, politikan, të votuar të festojmë për një proces të drejtë, fer dhe një proces përmes së cilit do të qeverisen komunat gjatë katër vitet e ardhshme”, tha Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …