Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji. Partia Socialiste ka kërkuar më herët përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, shkruan “euronews.al

”. Në shkresën drejtuar sekretariatit të Etikës ishte thënë se ligjvënësit e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë me anë të pajisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës. Gjithashtu ata kanë bllokuar dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …