Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka vënë në konsultim publik Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të rritjes së tarifave të energjisë elektrike. Bëhet e ditur se deri më tani, komente, ka dërguar edhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, i cili, ndonëse e ka mbështetur iniciativën, pati disa vërejtje. Ndërsa ka mbështetur “plotësisht futjen e ‘bllok-tarifës’ si një masë për të stimuluar kursimet e energjisë elektrike dhe për të ngarkuar më shumë energjinë elektrike të konsumuar mbi një kufi të caktuar”, SKE-ja ka pasur kritika ndaj pragut 600 kilovat. Ky sekretariat ka kërkuar që pragu të rritet, ndërsa ka propozuar që tarifa e energjisë elektrike të rritet për 5% edhe për konsumatorët që shpenzojnë deri në këtë prag. Përfitimi me këtë rast është se edhe ata që konsumojnë nën pragun do të pësonin një rritje të vogël, e cila është reflektim i rritjes së kostove të furnizimit”, thuhet ndër të tjera në komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, në Vjenë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …