Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar hetim nga organet e rendit për bisedën e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojçiqin, një terrorist dhe kriminel lufte në kërkim. Vlora Çitaku ka shprehur dyshime se kjo bisedë është zhvilluar pa dijen dhe pëlqimin e Kryeministrit Kurti. Publikimi i përgjimeve ka shpërfaqur brutalisht shkallën e lartë të hipokrizisë së kësaj partie. Institucionet e rendit duhet ta hetojnë si është e mundur që shefja e GP të partisë në pushtet të diskutojë me një njeri që është në kërkim dhe në listën e zezë të SHBA-ve. Imagjinoni për çështje si paga minimale apo për veteranët e UÇK-së, me një kriminel në kërkim. Duhet të ketë hetim dhe organet e rendit duhet të veprojnë shpejt. Biseda duhet të shpaloset e plotë për të kuptuar saktësisht shkallën e koordinimit dhe temat e diskutuara,” ka deklaruar Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …