Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë sot në Prishtinë. Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë. Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe Rrustem Berishën, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …