Sektori i arsimit do të ketë punë prapë me mësimdhënësit, nëse jo për ligjin e pagave, është kontrata kolektive që po e mundon Sindikatën e Arsimit. Përpos grevës në arsim, shkëputja e kontratës kolektive nxiti reagime të mëdha të sindikatës së arsimit, e cila e vlerëson si hakmarrje të ministres, Arbërie Nagavci ndaj SBASHK-ut. Në këtë sindikatë thonë se shkëputja e kësaj kontrate është e njëanshme. Duke u bazuar në këtë bazë ligjore, ne deklarojmë që kontrata kolektive e SBASHK-ut me ministrinë e arsimit, do të thotë, kontratë sektoriale është në fuqi dhe do të vazhdoj të zbatohet deri sa ka afatin e vet ligjor të paraparë me këtë ligj. Nëse do të futen në ndryshime ligjore ose në ndryshime tjera, ata ne nuk mund ta dimë pa pasur lëvizje në këtë aspekt, mirëpo bazuar në bazën ligjore në Ligjin e Punës në nenin 90, kontrata sektoriale e arsimit është në fuqi dhe do të vazhdoj të zbatohet”, tha Bledor Shatri, zyrtar ligjor në SBASHK.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …