Sektori i Gjendjes Civile në Skenderaj ka nisur të ofrojë shërbimin e regjistrimit të qytetarëve në sistemin e adresave zyrtare

Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Skenderajt ka nisur nga sot të ofrojë shërbimin e regjistrimit të qytetarëve në sistemin e adresave zyrtare dhe do të jenë unike në gjithë Republikën e Kosovës.

Ka qenë kryetari i Komunës, Fadil Nura, ai i cili u regjistrua në këtë sistem, i cili mundëson ndërlidhjen e qytetarëve me adresën zyrtare.

Pasi ka përfunduar procesin, kryetari Nura i ka inkurajuar bashkëqytetarët të regjistrohen në sistemin e adresave, duke vizituar Sektorin e Gjendjes Civile në Komunën e Skenderajt.

Ky projekt është duke u zhvilluar në mes të Agjensionit Kadastral të Kosovës dhe Sektorit të Gjendjes Civile.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …