Sektori i Sigurimeve në zhvillim e sipër

Të gjitha parametrat e sektorit të sigurimeve në vend kanë trend pozitiv, pra rritje të vazhdueshme nga muaji në muaj. Të hyrat gjatë periudhës janar-gusht 2023 janë më të larta për 12.66 % në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak, mirëpo pagesa e dëmeve është dukshëm më e lartë, numri i kontratave dhe dëmeve të paguara gjithashtu.

Përmes numrave do ta pasqyrojmë periudhën janar-gusht 2023, krahasuar me periudhën janar-gusht 2022 të sektorit të sigurimeve.

Sipas llojit të Sigurimit

Viti 2022 – Aktiviteti i Jetës 4.427.632 € – Viti 2023 – 4.552.513 € (përqindja +2.82%)

Viti 2022 – Aktiviteti i Jo-Jetës – 83.102.221 € – Viti 2023 – 94.060.337 € (përqindja +13.19%)

Total Viti 2022 – 87.529.854 € – Total Viti 2023 – 98.612.851 € (përqindja + 12.66%).

Dëmet e paguara në periudhën Janar – Gusht 2023 krahasuar me periudhën Janar – Gusht 2022

Viti 2022 – Aktiviteti i Jetës – 756.479 € – Viti 2023 – 932.289 € (përqindja + 23.24%).

Viti 2022 – Aktiviteti i Jo-Jetës 40.810.344 € – Viti 2023 – 43.197.673 € (përqindja +15.97%)

Total Viti 2022 – 41.566.824 € – Total Viti 2023 – 48.261.646 € (përqindja + 16.11%).

Numri i kontratave për periudhën Janar – Gusht 2023, krahasuar me Janar – Gusht 2022

Viti 2022 – Aktiviteti i Jetës – 25.184 – Viti 2023 – 42.257 (përqindja + 67.79%).

Viti 2022 – Aktiviteti i Jo-Jetës – 884.136 – Viti 2023 – 1.025.491 (përqindja +15.99%)

Total Viti 2022 – 909.320 – Total Viti 2023 – 1.067.748 (përqindja + 17.42%).

Numri i dëmeve të paguara në periudhën Janar – Gusht 2023, krahasuar me Janar – Gusht 2022

Viti 2022 – Aktiviteti i Jetës – 325 – Viti 2023 –278 (përqindja – 14.46%).

Viti 2022 – Aktiviteti i Jo-Jetës 109.323 – Viti 2023 – 121.112 (përqindja +10.78%)

Total Viti 2022 – 109.648 – Total Viti 2023 – 121.390 (përqindja + 10.71%).

Rritet për 35,11 % shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, respektivisht janar – gusht 2023 shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve është rritur për 35.11 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se gjatë këtyre tetë muajve të këtij viti janë shitur 214.256 polica për sigurimin e sëmundjeve, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shitur 158.575 polica për sigurimin e sëmundjeve, e ku shihet një rritje prej 35.11%.

Shitja e policave TPL u rrit për 8,33 %

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë kanë shitur 298,537 polica TPL e brendshme, e nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjte të vitit paraprak shihet se shitja e policave gjatë periudhës janar-gusht 2023 është më e lartë për 8,33 % në raport me muajin janar-gusht 2022, ku sipas të dhënave zyrtare në ata muaj janë shitur 275,580 polica TPL e brendshme.

12 % është rritur shitja e policave TPL Plus

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-gusht të
këtij viti kompanitë e sigurimeve në vend kanë arritur të shesin 77,376 polica TPL Plus, nga 69,088 sa i kishin shitur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
Nëse bëjmë një përllogaritje shihet se shitja e policave TPL Plus gjatë muajit janar- gusht është rritur për 12 % më
shumë në raport periudhën e njejtë të vitit parapak.

Rrritet shitja e policave kufitare për 9,3 %

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, shitja e policave kufitare është rritur për 9,3 % në raport me muajin janar të vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë muajit janar – gusht të këtij viti janë shitur 362,137 polica kufitare, nga 331,330 polica kufitare sa janë shitur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

5343 polica për sigurim nga zjarri

Gjatë muajve janar-gusht të këtij viti Kompanitë e Sigurimeve në vend kanë shitur 5343 polica sigurim nga zjarri, nga 5370 polica sigurim nga zjarri janë shitur gjatë muajit janar dhe shkurt 2022. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti shitja policave është më vogël për 27 në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

13,133 polica për sigurim të mjeteve tokësore

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti kompanitë e sigurimeve në vend kanë shitur 13,133 polica për sigurim të mjeteve tokësore, ndërsa 11,162 polica për sigurim të mjeteve tokësore janë shitur gjatë muajve janar-gusht 2022. Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë shihet se 17,66 % është rritur shitja e policave për sigurimin e mjeteve tokësore.

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …