Sektori Privat në Kosovë Hedh një Hap Historik për Fuqizimin e Grave në Tregun e Punës

Sektori Privat në Kosovë Hedh një Hap Historik për Fuqizimin e Grave në Tregun e Punës

Prishtinë, 31 Janar 2025 – Në një hap historik drejt barazisë gjinore dhe përfshirjes në vendin e punës, shtatë kompani lidere në Kosovë kanë nënshkruar zyrtarisht Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs)duke iu bashkuar një rrjeti global prej mbi 10,600 bizneseve të përkushtuara për fuqizimin e grave në vendin e punës, treg dhe komunitet.

Nënshkruesit më të rinj të WEPs përfshijnë:

  • LIMAK International Airport Pristina “Adem Jashari”
  • Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
  • Fluidi Group
  • Baker Tilly
  • OXA Group
  • Punë n’Dorë
  • Deko Solution

Me këtë arritje, Kosova tani numëron 32 biznese private si nënshkrues të WEPs, duke dëshmuar rolin kyç të sektorit privat në promovimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse dhe krijimin e mundësive të barabarta për gratë.

Duke komentuar këtë sukses, Zana Bajrami Rama, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, theksoi: “Sektori privat ka fuqinë për të sjellë ndryshim të vërtetë në barazinë gjinore, dhe çdo biznes që ndërmerr një hap përpara frymëzon një tjetër që ta ndjekë. Kështu krijojmë momentumin e nevojshëm për të transformuar vendet e punës, industritë dhe ekonominë. Tani është momenti për të mobilizuar edhe më shumë biznese që t’i bashkohen këtij lëvizjeje dhe ta bëjnë përfshirjen gjinore një standard, e jo një përjashtim.”

Ndërkaq, Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, shtoi: “Është thelbësore të gjejmë hapësira për partneritet, edhe kur rrethanat dhe kushtet duken të pafavorshme. UN Women ka krijuar me sukses një partneritet të tillë me Rrjetin Kosovar për CSR, duke shërbyer si një urë lidhëse me sektorin privat. Sektori privat ka çelësin për të hapur shumë dyer të mbyllura në përpjekjen për barazi gjinore, dhe bizneset në mbarë botën po e njohin gjithnjë e më shumë përgjegjësinë e tyre për të adresuar pabarazitë në tregun e punës. Prandaj, është e domosdoshme që të mbështesim këto përpjekje dhe të nxisim diskutime të mëtejshme mes aktorëve kyç për iniciativat dhe politikat që fuqizojnë gratë dhe vajzat.”

Me nënshkrimin e WEPs, këto kompani angazhohen për:

  • Mundësi të barabarta për gratë në lidership dhe vendimmarrje
  • Politika gjithëpërfshirëse të vendit të punës që fuqizojnë gratë
  • Praktika të drejta të biznesit që mbështesin barazinë gjinore

Ky moment historik, i organizuar në kuadër të projektit “Barazia në Vendin e Punës – Fuqizimi i Grave”, i zbatuar nga Rrjeti CSR Kosova në partneritet me UN Women, nënvizon momentumin në rritje për barazinë gjinore në sektorin privat në Kosovë.

Një nga momentet kyçe të eventit ishte edhe Paneli i Diskutimit mbi Avancimin e Barazisë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Vendin e Punës, Treg dhe Komunitet.

Ky panel, i moderuar nga Flora Kryeziu, Menaxhere e Projektit në UN Women Kosovë, solli panelistë të shquar që ndanë përvoja dhe perspektiva mbi integrimin e barazisë gjinore në strategjitë e biznesit:

  • Agon Gashi, CEO i Meridian Express dhe Anëtar i Bordit të Rrjetit Kosovar për CSR, ndau iniciativat për rritjen e përfaqësimit të grave në rolet menaxheriale, përmirësimin e kushteve të punës për grate dhe përfshirjen e grave të moshës së mesme në tregun e punës.
  • Valentina Gara, nga LIMAK Prishtina International Airport dhe Koordinatore e Girls in Engineering @GEGKosovo, ndau ndikimin e programit të tyre të vlerësuar me çmime për mbështetjen e grave në STEM.
  • Alpin Dogan, CEO i KEDS, foli për përvojën katërvjeçare të kompanisë si nënshkruesi i parë i WEPs në Kosovë, duke u fokusuar në rolin që po luan KEDS për barazinë gjinore në gjithë sektorin e energjisl .
  • Vildane Kelmendi, Drejtore Ekzekutive e Cacttus Education, theksoi rolin e ngritjes së aftësive dhe mentorimit për avancimin e grave në sektorin e ICT.

Diskutimi rikonfirmoi rolin kyç të sektorit privat në ndërtimin e një fuqie punëtore më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. Rrjeti CSR Kosova dhe UN Women mbeten të përkushtuar për të nxitur dialog dhe veprim të vazhdueshëm në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Lushtaku: Kujdes !Mos hidhni gaca në barot ! Sepse ,do të digjeni vet !

Dejona ( Drazha ) Mihajlovic..Po të drejtohem ty si ( shtyllë apo dyrek) i LVV-me …