Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë se nisma rajonale, e quajtur Mini Shengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton. Sipas tij, përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë të shtrihet në vendet e rajonit, ndërkohë që shqiptarët vazhdimisht bënin përpjekje të largonin influencën ruse nga Ballkani. Sela u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që sa më parë të formojnë Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme. Ai thotë se kjo nismë rajonale, krahas zhvillimeve të fundit, dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të shqiptarët të flasin me vete dhe të ndjehen të irrituar. Ai kujton çështjet me të cilat u përballë Maqedonia e Veriut kohët e fundit, përfshirë këtu ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se faktori politik shqiptar çdoherë u mundua për largimin e influencës ruse nga Ballkani. Sela shton se nëse nismat rajonale nuk i kanë të përbashkëta orientimet strategjike të vendeve, ato nuk mund të funksionojnë./kp/.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …