Sela: Pas 15 korrikut hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat janë për shkak të zgjedhjeve

Sela: Pas 15 korrikut hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat janë për shkak të zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon mirëkuptim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për vendimin qeveritar të Maqedonisë në të cilin shtetasit e Kosovës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut duhet të dorëzojnë test PSR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ai ka shkruar se këto masa janë të motivuara politikisht për shkak frikës nga zgjedhjet e 15 korrikut. Ndryshe, më 26 qershori Maqedonia e Veriut i hapi kufijtë pa kërkuar test PSR për koronavirusin dhe 14 ditë izolim, por për shkak të situatës, prej dje ka hyrë në fuqi vendimi qeveritar ku për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në kufi të Maqedonisë kërkohet test PSR jo më i vjetër se 72 orë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …